Ora News - Historitë e ekselentëve në bankat e shkollës. MASR: Buxhet 482 milion lekë

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

La bankat e shkollës në qytetin e lindjes në Vlorë, për të nisur sfidën në një nga kolegjet më të mira në Tiranë. Safet Hoxha është nxënës ekselentë në matematikë. Është nga ato historitë e suksesit që gjejmë në bankat e shkollës; me shumë përpjekje mund por edhe me rezultate të përkthyera me çmime dhe olimpiada të fituara nga ai. Dashuria për matematikë është injektuar nga familja.

Safet Hoxha: Lidhja ime me matematikën ka filluar që në moshë shumë të vogël, pasi babai im ka qenë mësues matematike. Në fillim ishte një nxitje e atij.

Nga konkurset e para të fituara në vendin e lindjes, Safeti ka ngritur në duar medalje edhe në Brazili duke u shpërblyer për arritjet e tij por edhe duke ngritur lartë emrin e vendit tonë.

Safet Hoxha: Arritja e parë në Matematikë ka qenë në klasë të dytë ku kam fituar vendin e parë në rang kombëtar dhe aty ishte si stimulim që unë të vazhdoja të puna dhe mora pjesë në olimpiadën ballkanike dhe në botëror që u organizua këtë verë. Botërori u organizua në Brazil dhe u ktheva me medalje nderi.

Kjo është një ditë e zakonshme mësimi për Aron Ligorin dhe Kedia Tahirin. Dy gjimnazistë të tjerë të suksesshme në Tiranë.

Kedia e gjen veten në profilin social ndërsa Aronin në lëndët shkencore.

Kedia Tahiri: Jam më tepër tek anët sociale sepse mamaja ime është juriste dhe kam qenë e prirur drejt atyre lëndëve.

Aron Ligori: Mesatarja ime e dy viteve të para të gjimnazit ka qenë 10.0. Lëndët e mia të preferuara janë lëndët shkencore. Kam një pasion shumë të madh për lëndën e Kimisë dhe shpresoj që në të ardhmen të vazhdoj një universitet me këtë degë, Kimi ose Biokimi.

Kedia dhe Aroni gjithashtu janë histori suksesi në shkollat e kryeqytetit; në vendet ku nuk kanë munguar polemikat sa politike dhe sociale mbi të ardhmen e pasigurt të tyre. Janë pjesëmarrës në shumë aktivitet të ndryshme që realizon shkolla e tyre.

Kedia Tahiri: Jam në krye të qeverisë së nxënësve dhe mundohemi t'u japim një zgjidhje problemeve të tyre. Mundohemi të organizojmë sa më shumë aktivitete.

Aron Ligori: Gjatë gjithë vitit mundohemi të organizojmë shumë aktivitete, në fushën e muzikës, artit, debatit.\

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/historite-e-ekselenteve-ne-bankat-e-shkolles-masr-buxhet-482-milion-leke

Share This Video


Download

  
Report form