Tre ditë para arrestimit të gjyqtarit Shkëlqim Miri dhe të afërmit të tij Kujtim Miri, mes të dyve të akuzuar për korrupsion ka pasur një takim poshtë shtëpisë së gjyqtarit të apelit në lagjen ?Myslym Shyri? në tiranë.
ReportTv ka siguruar dosjen hetimore ku rezulton se më datë 7 tetor 2017, Kujtim Miri është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tu pyetur si person ndaj të cilit kryen hetime.
Kujtim Miri rezulton se nuk ka dhënë shpjegime, dhe sapo ka lënë ambientet e prokurorisë është ndjekur nga agjentët e fshehtë.
Fillimisht sipas vëzhgimit që i është bërë, ai ka lëvizur në drejtim të Rinasit e pasdite në ora 19:40 po më datë 7.11.2017 ulet në një bar kafe në rrugën ?Islam Alla? ku është dhe shtëpia e gjyqtarit dhe aty takohet me këtë të fundit.
Po sipas dosjes së siguruar nga ReportTv Kujtim Miri mbajtës i numrit të telefonit 0682088xxx si dhe gjyqtari i apelit Shkëlqim Miri mbajtës i telefonit 0692069xxx janë përgjuar mes tyre teksa kanë folur në datat 23, 24, 25 dhe 26 Maj 2017 si dhe në datat 4, 5, dhe 8 qershor 2017 që korrespondon me një ditë pas shpalljes së vendimit në apel, vendim i cili është shpallur më 7 qershor 2017.
Një tjetër provë sipas të cilës gjyqtari Miri ka qenë i përfshirë në këtë akt korruptiv është dhe fakti se ai është përgjuar teksa komunikon me Kujtim Mirin 6 minuta para se ky i fundit i njohur si sekseri do të takonte në lokalin në Fushë-Krujë ku u paguan 30 mijë shtetasin Alban Bucin dhe shtetasin me iniciale N.A.