Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çështja e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Mallakstrës Agron Kapllanaj, ka shkaktuar debate në studion e ?Tonight Ilva Tare? midis kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla dhe gazetarit Erl Murati.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në ?Tonight Ilva Tare? në Ora News
Pjesë nga debatet:
Murati: Kam përshtypjen se nuk ka vullnet politik nga ana e Partisë Socialiste për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit. Vetëm kur binin avionët pranonit se thoshit se ishin mushkonja. Edhe për shumë persona që kanë qenë subjekt i dekriminalizimit, media dhe opozita ka përmendur, kanë nxjerrë dokumente. Kanë dalë dokumente. Nuk ka pasur vullnet dhe ka akoma të dënuar në Kuvend. Kur vjen puna tek kriminaliteti më vjen mirë që jam i pozicionuar.
Balla: Unë e kam mbështetur këtë ligj. Më vjen shumë keq që mbani pozicionin e gazetarit dhe bëni deklarata të tilla.
Murati: U keni dhënë imunitet politik. Merr dhe lexoje deklaratën e javës së kaluar të Donald Lu.
Balla: Të marr të keqen militanti më i paepur i Partisë Demokratike.
Murati: Pse të djeg ty? Unë po flas lidhjet e krimit me politikën.
Balla: Ti po flet si militant politik. Më vjen shumë keq që flet kështu.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/dekriminalizimi-balla-ty-merr-te-keqen-militanti-me-i-paepur-i-pd-murati-pse-te-djeg