Report TV - 1.5 tonë drogë në Velipojë,lihen në burg 6 prej të arrestuarve

Report TV 2018-05-08

Views 11

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë ?arrest me burg? për gjashtë nga tetë personat e arrestuar, si të përfshirë në trafikun e 1.5 tonë kanabis drejt Italisë.

Lënda narkotike u sekuestrua ditën e shtunë në fshatin Vilun të Velipojës, ku mes personave të arrestuar ishte dhe punonjësi i policisë, Enriko Zyle. Policia arrestoi sot personin e tetë të përfshirë në këtë rast trafiku, ndërsa gjykata ka lënë në burg shtetasit Enriko Zyla, Sokol Ujka, Arben Bozhanaj, Dervish Gjoleka, Fatjon Merko dhe Genti Dano.
Të arrestuarit janë: Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër, Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum, Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë, Dervish Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat, J.B., 20 vjeç, banues në Orikum, F.M., 32 vjeç, banues në Përmet, si dhe shtetasi Gjovalin Ndoj, banues në Lezhë, i cili u arrestua ditën e sotme.

Share This Video


Download

  
Report form