Report TV - Dita Botërore e Diabetit, historia e Anës: S'dua të më shohin ndryshe

Report TV 2018-05-09

Views 1

Rrethi blu simbolizon jetën dhe shëndetin. Në mënyrë më të konsiderueshme, simbolizon bashkimin. Bashkimi i forcave të pacientëve që jetojnë me diabetin e kthejnë fushatën e nëntorit në një zë të lartë e të fortë sensibilizues.
?Duhet të futesh në lëkurën e njerëzve që vuajnë nga diabeti për të kuptuar sesi ata perceptojnë botën, çfarë nevojash e kërkesash kanë... Sot do të flasim për Anën, 22 vjeçare që do na tregojë historinë e jetës së saj.

Vendosëm ta quajmë Ana, edhe pse nuk është emri i saj i vërtetë. Vendosëm ta quajmë me një emër të çfarëdoshëm, sepse rëndësi ka historia e saj, e ngjashme me qindra të rinj që jetojnë me diabetin.?, thotë gazetarja Rashela Shehu.

Po Ana jonë ka një qëllim përse kërkon të identifikohet vetëm përmes kaçurrelave dhe syve që i shkëlqejnë.

?Kur të dal në rrugë nuk dua të më shohin ndryshe sepse realisht shikohesh ndryshe. Bëjnë veprime, thonë fjalë që të vrasin?, thotë Ana.

Në çantën e Anës mund të mungojë gjithçka tjetër veç insulinës. Prej 11 vitesh ajo është bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë së saj.

?Ishte fillimisht e lehtë sepse kujdeseshin prindërit për mua. Kur nisa të kuptoja më shumë për veten, që shkoja në shkollë, dhe moshatarët e mi konsumonin ushqime apo ëmbëlsira të cilat mua më privoheshin në atë kohë, ndjehesha keq.?, tregon Ana.

Teksa rritej, Anës i është dashur ta prezantojë insulinën para moshatarëve si një stilolaps rezervë apo të fshihet diku për ta injektuar.

?Mënyra sesi ata shprehen më bëjnë të ndjehem keq. Mund të thonë ?është ngjitës?? apo ?ti je gjithë kjo vajzë, e dobët, si ka mundësi që ke diabet?? sepse mendojnë se diabetin mund ta ketë vetëm një person që është i shëndoshë. Por diabeti nuk pyet vajzë apo djalë, i bukur apo i shëmtuar, të zë dhe asgjë tjetër.?, thekson Ana.

Bashkëjetesa me diabetin vështirësohet edhe më shumë nga përkrahja e munguar e shtetit në rimbursimin e fishave.

Share This Video


Download

  
Report form