Report TV - Tiranë, protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në Valbonë

Report TV 2018-05-09

Views 1

Përfaqësues të Shoqërisë Civile, ambientalistë si dhe banorë të Tropojës, Kukësit e zonave të tjera, ndër ta edhe të huaj, kanë nisur protestën në Tiranë përpara Kryeministrisë me pankarta në duar "Mos ma prek Valbonën", "Stop HEC-et", "Zëri i Tropojës, STOP HEC-et", "Lumi jonë është i sulmuar, zgjohu sa nuk është vonë", kundër ndërtimit të HEC-ve në Parkun Kombëtar.

Protestuesit kanë marshuar nga monumenti i Pavarësisë në drejtim të KryeministrisëAta kanë paralajmëruar se protesta do jenë maratonë përpara Kryeministrisë, derisa t'i presë në takim kryeministri Edi Rama. Tubimi vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative të datës 3 nëntor, e cila lejoi ndërtimin e tre HEC-ve përgjatë lumit me të njëjtin emër. Aktivistët shprehen se punimet për HEC-et po çojnë drejt shkatërrimit një prej resureve natyrore më të çmuara të vendin ku çdo vit mbledh mijëra turistë të huaj.

Për pedagogun e gazetarisë dhe aktivistin e Shoqërisë Civile, Ervin Goci HEC-et e legjitimuara nga qeveria dhe gjykatat, po sjellin edhe konflikte sociale.

Share This Video


Download

  
Report form