Rusia, veto në OKB pro Sirisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rusia ka bllokuar për herë të tretë përpjekjet e OKB-së për të zgjeruar një hetim ndërkombëtar mbi sulmet me armë kimike në Siri, ku në muajin prill të këtij viti mbetën të vdekur dhjetëra njerëz, mes tyre edhe fëmijë.Moska vuri veton ndaj miratimit të projekt-rezolutës të paraqitur nga Japonia, duke këmbëngulur se nuk ishte e përpiluar mirë, ishte e pabalancuar dhe joreale.Por, ambasadorja e SHBA-së, Niki Haley, e cilësoi veprimin e Rusisë të turpshëm, pasi duket qartë se nuk dëshiron që të zbulohet se aleati i saj përdori armët kimike kundër popullsisë civile.?Vetoja e Rusisë, është e dyta e saj në 24 orë. Rusia nuk do të pajtohet me ndonjë mekanizëm që mund të ndriçojë një qendër të vëmendjes në përdorimin e armëve kimike nga aleati i saj në regjimin sirian. Është sa e thjeshtë dhe e turpshme.?Mekanizmi i OKB-së në fund të tetorit vendosi se forcat besnike ndaj presidentit sirian, Bashar al-Asad, ishin fajtore për sulmin me armë kimike më 4 prill, në Sirinë veriperëndimore.Por Rusia vazhdon të mbështesë aleatin e saj, Bashar al Asadin, duke këmbëngulur se ishin forcat rebele ato që sulmuan civilët me armë kimike.

Share This Video


Download

  
Report form