Report TV - Hec-et në Valbonë, aktivistja: Shqiptarët do ikin, këtu do vijnë kinezët

Report TV 2018-05-09

Views 0

Një aktiviste e protestës kundër ndërtimit të HEC-ve në Valbonë sot përpara Kryeministrisë, ka bërë një apel të fortë. Ajo tha se ishte kthyer nga SHBA posaçërisht për të protestuar kundër atij projekti që rrezikon të zhdukë nga harta e turizmit alpin Parkun Kombëtar të Valbonës.
?Jam kthyer nga Amerika për të jetuar në Shqipëri. E bëra pjesën time të emigracionit, kam qenë dy dekada në Amerikë, kam shëtitur botën, kam parë mrekulli që bota ka dhe i ruan dhe kur i krahasoj me Shqipërinë tonë, neve na ka zgjedhur perëndia. Ne jemi fatlumë me ato që kemi, por nuk dimë t?i ruajmë. Përgjigjja nuk është emigracioni. Dhe ata që mburren në Facebook duke u kapardisur në pronat që kanë, makinat që kanë dhe pushimet që bëjnë nëpër botë, ju garantoj se si gjuha e mëmës, si era e vendit ku je rritur nuk ka asgjë në botë, dikur do kthehemi. Puna është se kur të kthehemi të gjejmë mundësinë të jetojmë, të thithim ajrin e pastër, t?iu sigurojmë fëmijëve tanë të ardhmen.

Share This Video


Download

  
Report form