Report Tv siguron të tjera përgjime dhe detaje nga dosja e Sotës. Biznesmeni Lefter Sota deklaron se paratë i ka siguruar nga shitja e aksioneve të ?Banka Societe Generale Albania?, ndërsa kishte në plan që të kuronte gruan.
Lefter Sota, sipas avokatit deklaron se paratë do i dërgonte vetë te Kurum, por më pas vendosi të dërgonte djalin, ndërsa për këtë më parë kishin biseduar me pronarin e Kurum në një takim në Tiranë dhe 863 mijë euro do i linte si garanci për hekurin që do të merrte.
?Prej tyre është sqaruar se, Lefter Sota me date 01.11.2017 ne mëngjes pati vendosur te dërgonte vete një sasi te hollash ne shoqërinë Kurum ne Elbasan me qellim lenien garanci per blerje të nje sasie hekuri, pasi nje dite me pare ne Tirane (30 Tetor) eshte takuar me Drejtorin e kesaj firme, shtetasin e quajtur Korai (Koray Zeytinoglu), i cili ka qene i shoqëruar nga pronari i firmes Kurum, i quajtur Ashmet (Hasmet Kurum), zotërues i 100% të aksioneve të shoqërisë ?Kurum International? Sh.a.
Me ta shtetasi Lefter Sota ka biseduar ne lidhje me porosi, marreveshje te ndryshme per pune dhe i ka kerkuar konkretisht atyre lidhjen e nje kontrate radhe per nje sasi hekuri prej 4.000 ton. Pasi kane biseduar ne lidhje me parapagimet e shumes e cila mbahet e bllokuar ne banke deri ne konsumimin e kontrates Lefteri i ka kerkuar atyre nje lehtesi per menyren e pageses qe ti linin rreth nje muaj kohe vonese.
Korai nuk pranoi dhe tha ?ne kemi vendosur rregull dhe nuk e ndryshojme kete rregull pasi nuk japim me mall pa leke, ne pranojme vetem garanci bankare?. Lefter Sota i eshte lutur atyre qe te pranonin nje sasi parash cash nga fondet e tij personale. Ne fillim ata nuk kane pranuar por pastaj kane rene dakort se nese do te operonin ne kete menyre keto fonde nuk do te futeshin ne llogari te te firmes se tyre por do te ruheshinin ne ambientet e tyre.
Lefteri do te merrte sasine e hekurit ne vleren e garancise cash dhe sa here qe do te bente pagesen e faturave me banke, nje pjese e shumes se lene garanci ne cash, e barazvlefshme me vlerën e faturës ose faturave, do t?i kthehej mbrapsht, derisa te tërhiqte te gjithë shumën e lënë garanci në cash. Pasi kane rene dakort me Korain qe mund te vepronin ne kete menyre Lefteri i ka thene se do te njoftoj dhe jane ndare nga njeri tjetri? thotë avokati.
Në bisedat telefonike të përgjuara të Lefter Sotës, me bashkëshorten e tij Antoneta Sota, konfirmohet sipas avokatit se shuma e parave ishte e Lefterit dhe ai ia ka dhënë djalit Orest, për t?i dërguar në Kurum, në Elbasan.