Trajtimi dhe mbrojtja e të miturve ishte në fokus të tryezës së përbashkët të ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj publikoi edhe strategjinë për përballjen e të miturve me drejtësinë.
?Policia e Shtetit gjatë ushtrimit të detyrës së saj do të duhet të tregojë se drejtësia miqësore për të miturit nënkupton garantimin e respektit dhe efektivitetin e zbatimit të të gjitha të drejtave të fëmijëve në nivelin më të lartë të arritshëm.
Të drejtat e fëmijëve do të jenë në fokus të ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, jo vetëm për të zbatuar detyrimet kushtetuese, konventore dhe ligjeve por edhe për të përmirësuar në mënyrë të ndjeshme situatën e të miturve në kontakt me policinë.?, tha Xhafaj.
Mbështetje dhe angazhim shprehen edhe ministja e drejtësisë Etilda Gjoni dhe ministja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
?Vënia në zbatim e kodit të drejtësisë penale për të miturit, që parashikohet të hyjë në fuqi në janar të vit 2018, është një përgjegjësi për të gjithë aktorët institucional dhe ka nevojë për një angazhim të koordinuar më të gjithë organizmave që sigurojnë shërbime për të miturit?, tha Gjoni
?580 fëmijë në situatë rruge kanë marrë shërbime sociale të nevojshme për ta e familjen e tyre. Vetëm këtë vit shkollorë, regjistruam në shkollë 208 fëmijë në situatë rruge e me vështirësi sociale e ekonomike. Shifrat tregojnë se nga fëmijët e identifikuar në situatë rruge për vitin 2016, 103 prindër të fëmijëve në këtë situatë u punësuan?, u shpreh Manastirliu.
Pika të strategjisë janë përmirësimi i infrastrukturës në të gjitha komisariatet e policisë, përmirësim i kurrikulave në Akademinë e Sigurisë për formimin e punonjësve të policisë për trajtimin e të miturve, fuqizimi i shërbimit të psikologut në strukturat e policisë, intensifikimi i programeve të edukimit publik në shkolla etj.