Reformimi i Akademisë së Sigurisë ka mbledhur në një tryezë zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme, të Arsimit, Drejtësisë, deputetë, pedagogë, përfaqësues të Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe ekspertë nga institucione të tjera.
Palët ranë dakord për ngritjen e një grupi të përbashkët pune për të hartuar paketën ligjore me ndryshimet e propozuara. Kjo në funksion të shndërrimit të Akademisë në një institucion me status të veçantë.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se për të pasur një Polici më të mirë, duhet të kemi një Akademi më cilësore. Ai tha se do të investohet shpejt jo vetëm në infrastrukturë, por do punohet për afrimin e pedagogëve më të mirë dhe për përmirësimin e programeve arsimore.
Një vëmendje të posaçme do të marrë shndërrimi i Akademisë në institucion lider të kërkimit shkencor në fushën e policimit dhe sigurisë.