Stop - 400 mijë lekë nën dorë, kryen ndërhyrje në QSUT si “rast urgjent”! (21 nentor 2017)

RTV KLAN 2018-05-09

Views 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Emisioni ?STOP? në Tv Klan trajtoi rastin sesi në spitalin francez pranë QSUT-së, po të paguash para nën dorë, hyn në operacion pa radhë e pa asnjë dokument. Por, që kjo të realizohet, duhet përdorur edhe një truk i vogël. Veç parave, që duhen për mjekë e infermierë, përfaqësuesit e bluzave të bardha, duhet të të klasifikojnë ?rast urgjent?. Një i tillë ishte dhe qytetari, që shkoi të hiqte perden e syrit. Pasi bisedoi me infermierin Ylli Cora, e përmes tij edhe me mjeken Eneda Rustemi, qytetari ia doli të kryejë ndërhyrjen dhe ?të shpëtojë? nga sikleti i syrit dhe 400 mijë lekëve (të vjetra).

Infermieri? Si je?

Qytetari ? Mirë! Si të kam?

Infermieri? Mirë je? Erdhe?

Infermieri?Çfarë do bësh tani?

Qytetari ? Me vënë lenten, me heq perden.

Infermieri? Këtë cipën?

Qytetari ? Si tjetrin. A e mban mend si bëra tjetrin?

Infermieri? Aaa, është tjetër punë ajo. Flasim ndryshe tani.

Infermieri? Këto i planifikojmë të paktën një javë më përpara. Tani, ne do vemi t?i themi doktoreshës, t?i themi është aty ajo, nesër është e enjte?

Qytetari ? Po!

Infermieri? T?i them unë, mbase të bën ndonjë kështu?, urgjencë. Të shtosh ndonjë lek më tepër, pastaj të hapë kartelën, sikur ta bëjmë urgjente, se kështu është më mirë.

Qytetari?Dhe më mirë.

Infermieri? Hajde një herë nesër!

Doktoresha ? Të vijë një herë nesër! N.q.s, kemi mundësi të bëjmë nesër, të bëjmë nesër, se ka një rregull të caktuar. Duhet të futesh më përpara në sistem, pastaj.

Doktoresha ? Kanë ndryshuar rregullat nga viti tjetër. Cdo ditë bëhen dhe kemi një numër të caktuar në ditë. E para njëherë, duhet të bësh urgjencë nesër. Duhet të jesh te mjeku i urgjencës. E dyta, mund të kalojë numrin e operacioneve dhe unë vetëm nesër, kam shtatë.

Doktoresha ? Gjithsesi, ti nesër hajde në 8 gjysëm të mëngjesit njëherë! Po të kemi mundësi, do të fusim. Do të rregullojmë në një?,mënyrë tonën të mundshme.

Infermieri? Ma ler mua, të flas me doktoreshën dhe të shofim, sesi do bëjmë!

Infermieri?Ajo tha: jau ka ndaluar shefi, të bëjnë më shumë se pesë operacione. Ti, përveç që nuk do vish ligjërisht, që duhet të regjistrohesh një javë përpara! Duhet të planifikosh, duhet konfirmimi i shefit, shefi i fut në sistem, e?tyryly tyryly tyryly. Kështu që, ty do të futë direkt në urgjencë pa asnjë dokument fare. Për këtë do ta flasim me doktoreshën.

Qytetari ? Duhet të përgatitem?

Infermieri?Këtu treqind mijë bëjmë.

Qytetari ? E di!

Infermieri? Dyqind e pesëdhjetë lente. Po ti nuk do marrësh, se do i them kësaj unë, ta merr lenten vetë ajo, të rrish ta blesh farmacive.

Infermieri? Treqind të bëjnë këto një herë, që dhe një kafe kësaj doktoreshës. Për këtë jashtë radhe që po të bën ajo, urgjencë pa dokumente, pa gjë prej gjëje, unë nuk di, ca të them. Po them një katërqind mijë lekëshe, nuk do vish nesër.

Qytetari ? Dhe një katërqindëshe plus?

Infermieri? Jo, jo! Katër...

Share This Video


Download

  
Report form