Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni BOOM ka trajtuar shqetësimin e një qytetari, i cili i është drejtuar emisionit BOOM, pasi OSHEE i ka sjellë një faturë prej 438 mijë lekësh.
Tahir Hoxha tregon se ka shkuar për të paguar faturën e muajit shtator, por arkëtarja i ka thënë se ka dy fatura për të paguar. Kjo e dyta kishte një shumë prej 430 mijë lekësh.
Por specialistja e OSHEE e kontaktuar nga BOOM sqaron se pasi është bërë demontimi i matësit, ka rezultuar se ky matës nga 100% ka përllogaritur 64% më pak energji dhe sasia e pamatur e energjisë do të faturohet.
Denoncimi në BOOM
Tahir Hoxha: Në muajin tetor shkoj të paguaj dritat e muajt shtator. Arkëtarja më thotë ti je me dy fatura, unë i thash kam një faturë për shpnezimet e sahatit dhe akt marrëveshja është pa faturë. Atë ditë pagova 10 mijë lekshin e akt marrëveshjes. Ika të sherbimi ndaj klinetit të OSHEE. Specialist më thotë ti do të paguash këto lekë pastaj do merremi vesh si kanë rrjedh ngjarjet. Fatura e parë është 30.09.2017 leximi i sahatit është aktual 3614, leximi i mëparshëm është 3123 shume 55900 lekë qe ëkam paguar. Kalojme të fatura e dytë që shkruan faturim detyrues noter debitor kjo me çorienton. Leximi aktual 3123 dhe leximi i meparshem 3123, 0 kw, shuma 438 mije lek. Unë nuk pranoj pagesën dhe nuk do ta paguaj. Me mirë OSHEE te mbyll kontraten te nderpres dritat, zjarr kam. Kalojme si ne vitet 1950 ne Tropoje.
BOOM iu drejtua Drejtorisë Qendrore të OSHEE për të marrë përgjigje se përse ka ketë faturë më këtë vlere z. Hoxha.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/boom-oshee-faturon-me-438-mije-leke-abonentin