Pasi kanë bërë disa herë kërkesë për furnizimin me dru të shkollës së tyre, një përfaqësi e gjimnazistëve të Fushë Arrëzit sot kanë zhvilluar një protestë para bashkisë, pasi temperaturat në -2°C e bënin të pamundur vijimin e procesit mësimor.
Nxënësit e cilësojnë abuzim nga ana e bashkisë mungesën e furnizimit me dru të shkollës, ndërkohë që kjo e fundit është e detyruar që brenda 15 nëntorit të bëj furnizimin me lëndë ngrohëse të institucioneve arsimore
Një ditë më parë në shkollën e mesme të qytetit të vogël verior, mësimi u zhvillua me orar të reduktuar për shkak të temperaturave të ulëta.