Nga data 24 Nëntor deri në 31 Dhjetor, Tirana do të bëhet pjesë e njërit prej panaireve më të rëndësishëm të dimrit, i njohur si ?Winter Wonder?, i cili zhvillohet çdo vit në Bruksel.
Falë vizitorëve të shumtë nga e gjithë bota, si edhe reklamimit që i bëhet eventit në mediat ndërkombëtare, është një mundësi fantastike për promovimin e kulturës, historisë dhe turizmit tonë.Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mirëpriti para nisjes delegacionin shqiptar që do të përfaqësojë kryeqytetin dhe traditat e vendit tonë në panairin më të njohur të Europës.