Brenda vitit qe vjen, te gjithe me kontrata e matesa

RTV KLAN 2018-05-09

Views 1

Të gjithë qytetarët që kanë lidhje të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit duhet që brenda 90 ditëve të bëjnë vetëdeklarimin, e në rastet kur kjo lidhje rezulton e padëmshme për rrjetin do të amnistohet në këmbim të lidhjes së një kontrate uji. Lajmërimin e ka bërë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili tha se pas shkurtit të vitit të ardhshëm nuk do të ketë asnjë tolerim.

?U bëj thirrje të bëjnë vetëdeklarimin e lidhjeve të paligjshme, të cilat, nëse nuk dëmtojnë funksionalitetin e rrjetit do të formalizohen duke u pajisur me kontratat dhe matëset përkatës. Brenda vitit 2018, çdo konsumator të jetë i pajisur me një kontratë dhe matës.?

Damian Gjiknuri u kërkoi donatorëve të huaj në fishën e ujësjellësve që të kenë një axhendë të bashkërenduar me qeverinë, e të mos japin fonde për degë të këtij sektori që nuk do të arrijnë objektivat që do u vendosë qeveria. Nga ana e saj, ekzekutivi do t?i ulë subvencionet në bazë të performancës që kanë.

?Nuk do të subvencionohen shoqëritë të cilat nuk do të arrijnë përmbushjen e kritereve të vendosura në këto kontrata.?

Informaliteti në sektorin e ujit është mjaft i lartë, 67% e ujit të hedhur në rrjet nuk arkëtohet ndërsa faturimi bëhet për 1 litër nga 3 litra.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS