Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i PD, Lulzim Basha përsëriti kërkesën për krijimin e një qeverie antimafie që sipas do ti hapë rrugën një reforme të mirëfillte zgjedhore.
Basha e ka cilësuar këtë si hapin e domosdoshëm për kthimin e legjitimitetit të zgjedhjeve dhe fillimin e pastrimit të politikës nga krimi.
Kreu demokrat thekson se një studim i BE ka zbuluar se mbi 20% e votuesve në Shqipëri u është ofruar para ose favore në këmbim të votës.
Basha thekson se ndaj qeveria Rama u kthye gradualisht në një organizatë kriminale të përfshirë direkt në mbështetjen e trafikimit të drogës, në pastrimin e parave të drogës me anë të PPP në zhvillimin e një industrie mafioze të plehrave dhe aktiviteteve të ngjashme.
Basha: Në Shqipëri votat janë blerë në mënyrë masive. Një studim i financuar nga BE ka zbuluar se mbi 20 për qind të votuesve u është ofruar para ose favore në shkëmbim të votës. Numri i vërtetë është edhe më i madh, po të kihet parasysh se shumë persona zgjedhin të mos e tregojnë këtë të vërtetë.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/basha-krijimi-i-qeverise-antimafia-i-hap-rruge-reformes-zgjedhore