Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një efektiv i policisë së komisariatit nr. 1 në Tiranë është qëlluar me armë zjarri duke mbetur i plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:35 pranë zonës së ish-parkut të autobusëve në Tiranë. Mësohet se i plagosuri është Ermal Bregu, efektivi i komisariatit nr 1 në Tiranë.
Mësohet se Bregu është qëlluar pranë banesës së tij.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa oficeri i plagosur është dërguar në spital dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit.
Burime nga spitali thanë për Ora News se bazuar në kontrollin e parë oficeri është jashtë rrezikut.
Grupi i hetimit i cili ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e atentatit.
Në pyetje janë marrë disa dëshmitarë, ndërsa do të merren edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/tirane-te-shtena-me-arme-prane-ish-parkut-te-atuobuseve