Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në Vlorë ku një automjet i policisë rrugore është përplasur nga një automjet "Hyundai" që drejtohej nga një shtetas italian.
Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, në zonën pranë Ujit të Ftohtë.
Si pasojë e aksidentit është plagosur në krah efektivi i policisë që drejtonte makinën.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vlore-patrulla-e-policise-perplaset-me-hyundai-n-plagoset-italianja