Ora News – Gati për evakuim, institucionet në gatishmëri nga rreziku i përmbytjeve

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorëve të Selenicës dhe zonave të tjera në Vlorë u është kërkuar të qëndrojnë gati për evakuim pas paralajmërimit se qarku është i rrezikuar nga përmbytjet në 48 orët e ardhshme! Shtabi i emergjencave në Vlorë zhvilloi një mbledhje të posacme nga ku u dhanë këshilla për qytetarët dhe porosi për institucionet! Masa janë marrë edhe në Fier, që po ashtu renditet në listën e zonave të rrezikuara!

Paralajmërimi se Vlora dhe Fieri janë dy qarqet e rrezikuara për përmbytje nga reshjet e pritshme në 48 orët e ardhshme ka vënë në gatishmëri institucionet vendore.

Banorëve të Novoselës, Selenicës dhe të disa zonave të rrezikuara në qytetin e Vlorës iu kërkua të marrin masa dhe të largohen vullnetarisht nga banesat që kërcënohen! Të tjerëve iu kërkua të qëndrojnë në gati për cdo rrezik!

Flamur Mamo: Të jenë në gatishmëri dhe ti përgjigjen të gjitha thirrjeve të pushtetit lokal për të evakuuar në kohë reale, jo vetëm njerëzit por edhe gjënë e gjallë.

Dritan Leli: Njerëzit mund të evakuohen, të shkojnë tek njerëzit e tyre të afërt për këto dy ditë që janë ditë rreziku dhe të rikthehen nqs nuk do ketë problematika, por nuk është korrekte që të qëndrojnë aty dhe të presin sa të vijë uji.

Shtabi e emergjencave, vendosi bllokimin e lundrimit për të gjithë tragetet gjatë ditëve të shirave ndërsa me vëmendje të vecantë do të monitorohen prurjet e Vjosës.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/gati-evakuim-institucionet-ne-gatishmeri-nga-rreziku-i-permbytjeve

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS