Ora News – Banorët vendosin thasë me rërë pranë banesave për të parandaluar përmbytjet

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi 150 hektarë kryesisht tokë bujqësore dhe zonë kënetore janë nën ujë në Shkodër nga ku nisën edhe këtë herë përmbytjet e paralajmëruar një ditë më parë.

Përballë paralajmërimit se gjendja mund të përkeqësohet në orët në vijim, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u kërkoi të gjithë qytetarëve në të gjithë vendin që të ndjekin çdo udhëzim të dhënë nga Shtabi i Emergjencave.

Olta Xhaçka: I bëj apel të gjithë qytetarëve, veçanërisht në zonat të prekura nga reshjet, që të ndjekin udhëzimet që po i jepen, dhe do të vazhdojnë t?i jepen nga zyrat e emergjencave civile, pranë prefekturave dhe bashkive përkatëse.

Përballë raportimeve se Vjosa po shton prurjet banorët e rrezikuar në Vlorë, Fier dhe Novoselë nisën përgatitjet.

Banorët vetë po ndërtojnë barikada me thasë rëre pranë shtëpive dhe biznesneve, por thirrjen për evakuuim e kanë refuzuar.

Përgatitje po bëjnë edhe banorët e Therasit në Fier ku dy vjet më parë dalja nga shtrati i Vjoisës i vuri ata nën pushtetin e ujit. Por ndërsa kjo rrezikon të përsëriten banorët thonë se nuk kanë marrë ndonjë njoftim apo ndihmë paraprake nga institucionet , ndaj u ka mbetur të bëhen gati dhe ti bëjnë ballë situatës.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/banoret-vendosin-thase-me-rere-prane-banesave-te-parandaluar-permbytjet

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS