Report Tv ka siguruar pamje nga operacioni që ushtria ka zhvilluar në Vorë për të shpëtuar qytetarët që u bllokuan. Ushtria ka përdorur ekskavatorin për të nxjerrë dy familje, pasi u bllokuan nga uji.
Ndërsa operacioni vijon akoma në qendrën tregtare dhe në autostradë për të shpëtuar të gjithë qytetarët që u bllokuan që nga mbrëmja e djeshme.