Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kanë mjaftuar vetëm pak orë reshje të dendura shiu dhe autostrada Tiranë-Durrës është shndërruar në një lumë.Shirat e rrëmbyer mbuluan rrugët, makinat dhe banesat, përgjatë kësaj rruge.
Uji gjatë mbrëmjes së djeshme arriti në mbi 1 metër, ndërsa për të normalizuar situatën është bërë çarja e bordurave anësore, gjë e cila siç duket nuk ka dhënë rezultatin e pritshëm.
Sipas informacioneve të fundit nga Zyra e Emergjencave Civile, momentalisht autostrada Tiranë-Durrës është e kalueshme me vështirësi ndërsa krahu Durrës-Tiranë është i pakalueshëm si pasojë e përmbytjeve. Rruga Ndroq-Durrës është e kalueshme.
Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/autostrada-tirane-durres-shnderrohet-ne-lume-nga-reshjet-cahen-bordurat