Report TV - Balla: Ka pasur rënie të intensitetit të reshjeve

Report TV 2018-05-09

Views 0

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla në një lidhje telefonike për Report Tv për situatën në qarkun e Elbasanit u shpreh se aktualisht gjendja paraqitet e stabilizuar.
?Në pasdite ka pasur rënie të reshjeve të shiut. Në mjaft zona të Gramshit, Librazhdit dhe Prrenjasit ka pasur rrëshqitje të gurëve dhe dherave në rrugë. Të gjithë njësitë kanë bërë të mundur ndërhyrjen për garantimin e lidhjes me zonat e thella. Për shkak të reshjeve ka pasur dëmtim të rrjetit të energjisë në Gramsh, Librazhd, Belsh dhe Cërrik, OSHEE ka ndërhyrë?.

Deri tani në të gjithë qarkun e Elbasanit, vetëm në Cërrik janë evakuuar 20 familje, ndërsa shtabi është në gatishmëri për raste të tjerë. ?Në Cërrik janë evakuuar 20 familje, në lagjen 3 ka pasur një rritje të nivelit të ujit për shkak të përrenjve, por rreth orës 19:00 niveli i ujit ka pasur një rënie, por në bashkëpunim me policinë ka një prezencë të shtuar për të garantuar se me apo dëshirë të evakuohen banorët nëse ka rrezik.

Share This Video


Download

  
Report form