Ora News - Vetëm 1% e shqiptarëve të pasur, depozitat me rënie të ulët prej një viti

Ora News Lajme 2018-11-29

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë muajit të fundit, shqiptarët kanë tërhequr më shumë para nga depozitat.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se krahasuar me një muaj më parë depozitat kanë rënë me 2 mld lekë. Ndërkohë që kryeqyteti mban peshën kryesore të parave në banka i ndjekur nga Durrësi dhe Vlora. Por vetëm 1% e qytetarëve kanë depozita mbi 50 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër i kanë deri në 2.5 mln lekë.

Prej një viti depozitat në bankat shqiptare kanë mbetur në stanjacion për të mos folur për një rënie të lehtë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tetorit depozitat vlerësohet të jenë 983.2 mld nga 995 mld të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë e argumenton tërheqjen e depozitave me normat e ulta të interesit.

Tirana zë më shumë se gjysmën e totalit të depozitave në vend.

Ky fakt lidhet me numrin më të madh të popullësisë, por edhe me kulturën dhe njohjen më të lartë që kanë për sistemin bankar.

Në total, banorët e kryeqytetit kanë 492.4 mld lekë depozita.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetem-1-e-shqiptareve-te-pasur-depozitat-me-renie-te-ulet-prej-nje-viti

Share This Video


Download

  
Report form