Dy roje të një fabrike i kanë shpëtuar mrekullisht mbytjes, në fshatin Ferras të Fierit. Report Tv mëson se teksa ruanin fabrikën, dy personat janë rrezikur për shkak të fryrjes së lumit Vjosa.
Ata kanë njoftuar menjëherë forcat e policisë, ushtrisë dhe të emergjencave, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë.
Efektivët janë afruar me skaf dhe më pas u kanë hedhur litarë dy rojeve, me qëllim që të mos i merrte rrjedha e fortë.