Nga zonat e përmbytura në Fushë Kruje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë të ndihmojë banorët, të cilat prej dy ditësh janë nën pushtetin e ujit.
Banori: ?S?është normale të mos vijë askush.?
Basha: ?Të mbarojë kjo gjendje se andej nga jugu është akoma më e vështirë.?
Basha ishte edhe në fshatrat Bilaj dhe Hasan, ku ka dëgjuar shqetësimet e banorëve, banorët kanë 24 orë pa ushqime.
Banori: ?Ça kanë ardhur gocat dhe miqtë me më sjellë pak bukë se nuk është kujdesuar askush. Kam 24 orë pa ngrënë.?
Basha: ?Kam ardhur t?ju shoh dhe për të ndërgjegjësuar që t?ju gjenden pranë e t?ju ndihmojnë. Ju keni nevojë për ndihmë. Të bëjmë çdo përpjekje për të shpëtuar njerëzit. Kjo është e para. Pastaj të gjithë përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi.?
Basha falenderoi të gjithë ata që po përballen me rrezikun dhe po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetën e njerëzve.
Tv Klan