ë gjithë juristët dhe palët politike në vend, bien dakord në këtë pikë se praktikisht, de facto dhe de jure në 7 dhjetor bëhen 5 vjet që nga 7 dhjetori i vitit 2012 kur Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi Llallën Prokuror të Përgjithshëm.
Çfarë po gatuhet në korridoret e politikës teksa kanë ngelur dhe tre ditë kohë dhe nuk është marrë asnjë veprim juridik për gjetjen e zëvendësit të tij? Burime të mirë informuara brenda shumicës parlamentare i thanë Report TV se ky institucion nuk do të veprojë deri në datën 7 dhjetor, kur mbarimi i mandatit të Llallës të bëhet fakt i kryer.
Këtu lind pikëpyetja e parë: Cili do të konstatojë mbarimin e mandatit të tij? Sipas ligjit në fuqi, është Këshilli i Lartë i Prokurorisë ai që konstaton mbarimin e mandatit, por KLP ende nuk është ngritur si institucion. Cilët janë skenarët në këtë rast, në respekt të Kushtetutës, ligjeve organike dhe Rregullores së Kuvendit? Skenari i parë është që kryeprokurori në detyrë Adriatik Llalla t?jua thjeshtojë punën të gjithëve dhe në datën 7 të largohet vetë duke konstatuar mbarimin e mandatit të tij, dhe tu hapë rrugë veprimeve të tjera.