Shirat intensivë e të rrëmbyer e dalja e lumenjve, sollën përmbytje të rënda në vend, ku më së shumti problematike situata u paraqit në jug.
Hektar të tërë toke u përmbytën e shtëpi të shumta u bënë të pabanueshme, ndërsa tani që uji u tërhoq problematike është situata në të cilën ndodhen banorët.
Për të folur rreth masave që do të marrë Qeveria për të ndihmuar e dëmshpërblyer banorët, në studion e Repot Tv ishte Sandër Lleshi, Këshilltari i Kryeministrit për sigurinë.
Sipas Lleshit, shteti nuk mund të mbulojë gjithmonë dëmshpërblimet në raste fatkeqësishë natyrore, për këtë do të behet i detyrueshëm figuracioni i banesave.
?Do të bëhet sigurimi i detyrueshëm i banesave përballë dëmeve natyrore. Kësaj here do përgjigjet shteti, por më mbrapa duhet bërë sigurimi i banesave. Shteti nuk mundtë përballojë në mënyrë të përhershme dëmet e shkaktuara nga natyra?, u shpreh Lleshi.