Manja konfirmon mbarimin e mandatit të Llallës më 7 dhjetor, nuk sqaron si do zgjidhet i riu

Report TV 2018-05-09

Views 0

Vetëm një natë pasi kreu i Grupit Parlamentar të PS tha në studion e Report Tv se mandati i kryeprokurorit Adriatik Llalla mbaron më 7 dhjetor, lajmi është konfirmuar dhe nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
Manja ka deklaruar ditën e sotme se Adriatik Llallës i mbaron mandati më 7 dhjetor, pra ditën e premte.

Ai ka shtuar se Kuvendi do të zbatojë procedurat në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

?Llallës i mbaron mandati në 7 dhjetor. Kuvendi do të zbatojë procedurat në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit. Kuvendi i Shqipërisë do të ketë një përgjigje për këtë situatë të krijuar?, tha Manja.

Mbrëmjen e kaluar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ishte i ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, prej ku paralajmëroi largimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla këtë të premte.

Share This Video


Download

  
Report form