Sigurimi i banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë

RTV KLAN 2018-05-09

Views 0

Nisma e propozuar nga kreu i qeverisë, Edi Rama për sigurimin e detyrueshëm të pronave për shkak të fatkeqësive natyrore, është përshendetur nga kompanitë e sigurimit. Ata kërkojnë që gjithçka të bëhet me reformë ligjore, në mënyrë që askush të mos e shmangë sigurimin.

?Unë mendoj që është shumë e vonuar dhe duhet të bëhet një orë më parë. Sigurimi i pronës në radhë të parë nga përmbytjet, zjarret, tërmetet duhet të bëhet masivisht, duhet të bëhet nga Tropoja për dëborë deri në Sarandë nga përmbytjet e detit?.

Presidenti i kompanisë Eurosig, thotë se të gjithë ata që u prekën nga përmbytjet, tashmë do të ishin dëmshpërblyer, nëse do t'i kishin siguruar më parë pronat e tyre.

?Që do të thotë se 1 euro për m2 katrorë do të thotë 50 euro për një sigurim shtëpie. Dhe nga sot ai do të kishte marrë 5000 euro për atë dëmtim shtëpie që i pamë në televizion, qoftë për mobilet, qoftë për pulat apo edhe për lagështinë që ka marrë në shtëpi për t?i dhënë një hyrje?.

Sipas tij, kompanitë e sigurimit kanë kapital të mjaftueshëm për të përballuar të gjitha llojet e fatkeqësive dhe katastrofave natyrore.

?Ne ju sigurojmë në bazë të kapitalit tonë të gjithë pjesën tjetër në bazë të rregullave të shtetit shqiptar ne e eksportojmë riskun jashtë. Janë kompanitë e sigurimit që na përgjigjen mbi kapitalin tonë që kemi".

Aktualisht, sigurim të pronave sipas Morinës, bëjnë vetëm ata që pronat i kanë lënë si kolateral në bankë. Ai shton se shteti duhet ta nisë së pari nga vetja, duke siguruar të gjitha institucionet publike, si shkolla spitale, etj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS