Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar mandatin e deputetit të PDIU-së, Bujar Muça. Ky mandat i kaloi pasueses në listën e kandidatëve, Elena Xhinës. Elena Xhina, ishte e treta në listën e kandidatëve për deputetë nën siglën e PDIU në qarkun e Elbasanit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka dhënë mandatin e deputetit zonjës Elena Xhina, duke plotësuar në këtë mënyrë vendin vakant në parlament pas dorëheqjes se deputetit të partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Bujar Muça.
Deputeti i PDIU-së dha dorëheqje disa ditë më parë nga mandati i deputetit, duke theksuar se vendimi është për arsye personale.
"Duke parë që për shkak të rrethanave të ndryshme politike, forca politike që unë përfaqësoj nuk i arriti objektivat e veta dhe si rrjedhojë unë nuk po gjej hapësirat e duhura për mbajtjen e premtimeve ndaj qytetarëve, mbështetësve dhe votuesve të mi, duke pamundësuar zgjidhjen sa më shumë të jetë e mundur e problemeve të tyre dhe përfaqësimin në mënyrë optimal të interesave të tyre kam vendosur të jap dorëheqjen? shkruhej ne letren qe mbante daten 24 nentor 2017.
Elena Xhina, ishte e treta në listën e kandidatëve për deputetë nën siglën e PDIU në qarkun e Elbasanit.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/iku-bujar-muca-i-pdiu-kqz-i-jep-mandatin-e-deputetit-elena-xhines