Bujar Muça, është kandidati për deputet i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në qytetin e Elbasanit. Muça vjen nga bota e biznesit, duke ndërtuar një sipërmarrje të suksesshme në vite. Ai ka vendosur të garojë në këto zgjedhje për ti dhënë një tjetër mundësi qytetarëve të Elbasanit. Me premtimin për të dhënë kontributin në ndërtimin e vendit, Muça fton qytetarët ti japin mundësinë që ky kontribut të marrë formë dhe përmbajtje.