Ora News - Plani i veprimit për qytetin e gjelbër, Veliaj: Do sjellë zhvillim të qëndrueshëm

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirana është një nga dy qytetet e përzgjedhura në Europë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hartimin Planit të Veprimit për Qytetin e Gjelbër.

Ky plan veprimi konsiston në shtimin e hapësirave të gjelbërta dhe planifikimin e zhvillimit urban me qëllim shmangien e situatave të padëshiruara siç janë përmbytjet.

Veliaj në fjalën e tij tha se përmbytjet nuk ishin vetëm një fatkeqësi e natyrës por një hakmarrje ndaj dorës njeriut për mënyrën sesi ka përdorur mjedisin.

Veliaj: Natyra na jep një shkundje të fortë për të thënë, jo, në fakt këto gjëra që ju bëtë për 27 vite nuk harrohen kaq kollaj dhe besoj që asnjë prej nesh nuk është naiv dhe të mendojë që kjo është vetëm produkt keqmenaxhimi. Ky është një shpagim, një hakmarrje e natyrës për një shpërdorim kolektiv që i kemi bërë natyrës këto 27 vite. Këtu nuk është momenti për të vënë gishtin kush ka faj më shumë, por besoj si komb kemi përveshur mëngët dhe i jemi hakërryer natyrës dhe vetëm sot po kuptojmë se si natyra po na kthen hakun.

Kryebashkiaku i cilësoi papërgjegjshmëri deklaratat e bëra nga përfaqësues të politikës për hapje të digës së Bovillës dhe të rezervuarëve.

Veliaj: Kur dëgjoja emra që kanë drejtuar shtetin shqiptar, që nuk dinin ku binte Bovilla, që thoshin se Bovilla ka përmbytur një lagje në Tiranë, ndërkohë që mes tyre është Lumi i Tiranës. Pra, do të duhet të ishte përmbytur lumi pa të na vinte në Tiranë. Ky burrë plak ka drejtuar Shqipërinë kaq vite dhe abuzon në mënyrën më të ulët të mundshme. A e ndihmon kjo shoqërinë, duke i hequr alibinë çdo njeriu që ka prerë pemë dhe çdo njeriu që ka ndërtuar lumë, kur ke një politikan, një njeri të moçëm të këtij vendi që ka drejtuar vendin dhe që është gati të përdorë çdo lloj populizmi, çdo lloj gënjeshtre, kundër sensit të gravitetit të drejtimit të lumenjve, por ta shfrytëzojë: E thotë u bë qameti të kap një votë?

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/plani-i-veprimit-qytetin-e-gjelber-veliaj-do-sjelle-zhvillim-te-qendrueshem

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS