PD-LSI: të ndërpritet procesi për KED - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kërkojnë ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e anëtarëve te rinj te Këshillit te Emërimeve ne Drejtësi. Një dite para se te hidhet shorti për këtë Këshill, dy kryetaret e grupeve parlamentare Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kane dërguar një letër kryeparlamentarit Gramoz Ruci.



?Kërkojmë nga ana juaj, të ndërprisni menjëherë procedurën për organizimin e shortit që keni nisur në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, duke kërkuar vlerësimin/opinionin e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë mbi zgjidhjen e këtij boshllëku kushtetues/ligjor?.



?Ju kërkojmë ndërprerjen e procesit të hedhjes së shortit dhe ndërmarrjen e nismave me qëllim thirrjen e konferencës së kryetareve me qëllim që Kuvendi, të iniciojë një proces serioz të kapërcimit të situatës së krijuar?.



Demokratet theksojnë se shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi është antikushtetues, pasi se pari kryetari i Kuvendit ka ndryshuar kriteret qe duhet te plotësojnë kandidatet, e se dyti Parlamenti nuk mund te aplikoje me dispozitat tranzitore por duhet te respektoje parashikimet ligjore te cilat ia lëne Këshillit te Larte Gjyqësor e Këshillit te Larte te Prokurorisë kompetencën e vlerësimit te kandidateve. Sipas demokrateve parlamenti nuk mund te veproje ne këtë boshllëk ligjor.



?Ndryshimi i paligjshëm i rregullave të lojës në mes të procesit, është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës. Ndryshimi i këtyre rregullave, për shkak të përshtatjes me vullnetin e njëanshëm të Mazhoracës, përbën haptazi tentativë për të ndikuar në përbërjen e KED-së, me qëllimin final, garantimin e kontrollit politik nga Mazhoranca mbi këtë organ të pavarur kushtetues dhe nëpërmjet tij, në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.?



Anëtarët e Këshillit te Emërimeve ne Drejtësi e kane mandatin një vit, por trupa e pare e përzgjedhur nuk kreu asnjë nga funksionet qe kane lidhje me vlerësimin dhe renditjen e kandidateve për inspektor te larte te Drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe sipas Opozitës bllokimi ishte i qëllimshëm nga ana e Mazhorances. Ne janar kur këta anëtarë u zgjodhën Mazhoranca nuk i fshehu kritikat ndaj institucionit te Prokurorisë se Përgjithshme i cili solli vetëm një kandidat duke e bere te pamundur hedhjen e shortit. Këto kritika duket se do te përsëriten edhe këtë vit pasi serish e vetmja kandidate nga prokuroria e përgjithshme është Rovena Gashi.

Share This Video


Download

  
Report form