Kjo duhet të marrë fund sepse kur ish-prokurori i përgjithshëm Maksim Haxhia u konfliktua filloi të mos dëgjojë urdhrat që vinin nga Presidenti u largua e hoqën nga detyra me disa sebepe. Të gjithë Prokurorët e Përgjithshëm, përveç këtij të fundit, më i pasuksesshmi, të gjithë janë hequr nga politika. Reforma në Drejtësi këtë duhet të synojë. Të mos ketë pushtet politika t?i largojë për arsye politike. Unë e provova vetë dhe sot jam emigrant. Brezi im e të gjithë ata të brezit tim që kishim investuar aq shumë për edukimin tonë dhe kishim ëndërr të bënim më shumë për vendin tonë nuk do ta dëshironim kurrë emigracionin.