Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ne fund te vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, zhvilloi një takim me përfaqësues të Instituti Demokratik Amerikan ku nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi në 3 fusha. Sipas marrëveshjes, Instituti do të asistoje në kryerjen e reformës zgjedhore, në transparencën e financimit të partive politike si dhe do të marrë pjesë në evidentimin e talenteve të rinj politik në akademinë politike të partisë socialiste
Partia Socialiste e përfaqësuar nga sekretari i përgjithshëm, Taulant Balla nënshkroi një marrëveshje memorandumi me Institutin demokratik Amerikan. Ky institut do te asistoje ne reformen zgjedhore qe po ndermerret si dhe per transparencen e partive politike.
Balla: Për ne është shumë e rëndësishme asistenca e vyer që ky institut, siç njihet ndryshe NDI, do të japë për transparencën e financimit të partive politike. Kemi një parti politike në Shqipëri mbi të cilën rëndojnë akuza mbi mënyrën e financimit të një veprimtarie lobingu edhe këtu në SHBA. Do doja të theksoja që NDI është i gatshëm të mbështesë dhe të asistojë Komisionin e Reformës Zgjedhore përsa i përket reformës së domosdoshme që duhet të konkretizojmë sa më shpejt, edhe përsa i përket çështjes së zgjedhjeve.
Instituti demokratik amerikan do te do të mbështesë gjithashtu Akademinë Politike të Partisë Socialiste në krijimin dhe mbështetjen e udhëheqësve të rinj politikë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/balla-ne-shba-ngre-shqetesimin-e-kontrates-se-pd-me-kompanine-e-lobimit