Tahiri kontratë 20 mijë euro me kompaninë e lobimit për të rilidhur 'urat e komunikimit' me SHBA

Report TV 2020-02-03

Views 0

TIRANE - Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka angazhuar një kompani lobimi për të vendosur një urë komunikimi me komunitetin politik dhe atë të inteligjencës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t?i informuar rreth të vërtetës së çështjes së tij si dhe për të hedhur poshtë akuzat mediatike, politike dhe të prokurorisë për përfshirje në trafik droge, të cilat u ?shfrynë? nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri, duke e shpallur fajtor vetëm për shpërdorim detyre. Tahiri ka kontraktuar kompaninë ?Stone Strategic Solution (SIII)? me seli në Bukuresh, kontratë e cila është raportuar te Departamenti i Drejtësisë, bazuar në legjislacionin e njohur si Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm (FARA). Kontrata i ka kushtuar ish-ministrit të Brendshëm 20 mijë euro, të cilat i ka paguar paradhënie. Fushata e lobimit, sipas kontratës, do të zgjasë tre muaj (14 janar 2020 deri më 14 prill 2020), por nuk përjashtohet mundësia e zgjatjes së saj, kundrejt pagesave të tjera.

Share This Video


Download

  
Report form