Ëshë shoqëruar me tensione Komisioni i Sigurisë, teksa ka qenë deputeti i djathtë, Flamur Noka, që i ka marrë mikrofonin socialistes Ermonela Felaj, duke u përplasur me të.
Noka: A ka mundësi kur të kërkoj unë fjalën mos të thoni njeri.
Felaj: Turp
Noka: Pusho, s?ka nevojë me të dhënë llogari ty, sa ka pasur si puna jote këtu dhe sa do ketë.
Mos iu bëni hile qytetarëve. Ju ju keni fut gishtin qytetarëve dhe nuk i shpërbleni, do merrni gishtin mbrapa. Fjalën s?ma ndalon dot mua jo Sarmonela, po askush. O cun, pusho, ec aty.
Pas debateve, maxhoranca është larguar nga mbledhja. Por, mbledhja vijon pasi në vend të Ermonela Felajt është ulur Flamur Noka, nënkrytar i komisionit të Sigurisë i cili drejton këtë mbledhje me vetëm përfaqësuesit e PD dhe LSI.