Kushtet atmosferike të vështira kanë prekur dhe avionin e sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në zonën e Ishmit.
Burime për Report TV sqaqruan se në bordin e avionit që ruhet nga policia është konstatuar futja e ujit nga grykëderdhja e lumit Ishëm pasi avioni me lumin kanë një distancë 40 cm.
Për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të avionit Krimet e Rënda kanë vendosur që avionin t?ua kthejnë pronarëve ku në dokumenta rezulton klubi aeronautikës, Savona në Itali.
Brenda muajit shkurt sqaruan burimet për Report TV pritet që në Ishëm të mbërrijnë inxhinierët e ?Aero Club Savona? të cilët do të bëjnë me shpenzimet e tyre zhvendosjen e avionit dhe dërgimin e tij drejt Italisë.