Report TV - Balla: Partia e Klement Balilit, të vijë të jap shpjegime në kuvend!

Report TV 2018-05-09

Views 0

Pas denoncimit nga Erion Braçe se Ministria e Bujqësisë i ka dhënë në 2016-ën 20 ta tokë familjarëve të Klement Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla kërkoi që LSI të ishte e pranishme në sallë. Ai kërkoi gjithashtu ndjekje penale për zyrtarët që kanë firmuar dhënien e tokave për Balilin.
"Janë dhënë toka shtetërore një personi në kërkim, Klement Balilit. Opozita nuk mund të mungojë në këtë sallë. Është partia e Balilit, LSI dhe ata duhet të jenë këtu bashkë me opozitën tjetër. Të jenë dëshmitarë, sesi një zyrtar i ka dhënë toka shtetërore Klement Balilit dhe familjes së tij. Nxis Ministrinë e Bujqësisë për audit dhe kallëzime penale për zytarët që kanë shpërblyer me toka bujëqësore Klement Balilin dhe kriminelë të tjerë", u shpreh Balla.

Share This Video


Download

  
Report form