Këngëtarja Manjola Nallbani ishte sot në studion e ?Rudina?, në Tv Klan nga ku përveç planeve në muzikë dhe projekteve të reja foli edhe për familjen dhe marrëdhënien me dy vajzat.
Nallbani tha se vajza e saj e madhe Megi jeton dhe punon në Monte Carlo dhe nuk i pëlqen vëmendja, ndërkohë Sindi, vajza e saj e vogël është komplet ndryshe. Këngëtarja thotë se Sindit i pëlqen arti dhe se ngjan më shumë me të.
?Këtë periudhë e zgjidh mungesën time në familje. Vajzën e vogël Sindi e mar me vete. Edhe gjatë vitit të ri unë do ta kem familjen me vete. Këto janë periudha të veçanta, por ka edhe periudha kur unë qëndroj shumë në shtëpi. Megi është në Monte Carlo dhe punon atje në një kompani, nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. Sindi është në klasë të 8-të dhe i pëlqen arti. Dita ime nis duke i bërë mëngjesin Sindit. Unë me të dyja i kam marrëdhëniet njëlloj?, tha Nallbani.