Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj denoncoi atë që ai e quajti "luftë" ndërinsituticionale për marrjen në kontroll të Drejtorisë së Emergjencave Civile.
Sipas Myftaraj, kalimi i kësaj Drejtorie nga Ministria e Brendshme tek Ministria e Mbrojtjes është një rast i paprecentë dhe i pambështetur në asnjë urdhër apo VKM.
"Fatmir Xhafës, që është edhe jurist, i kanë vjedhur një Drejtori të Përgjithshme, se pse hesht nuk e kuptoj".
Për Myftarajn, e gjithë kjo betejë bëhet për të vjedhur ndihmat e huaja që vinë për të përmbyturit.
Kastriot Myftaraj: Kohët e fundit me rastin e përmbytjeve dhe dëmeve të shkaktuara prej tyre ju të gjithë keni dëgjuar të flitet shumë për Emergjencat Civile, është një togfjalësh që është i panjohur për kuptimin e vetë për 96% të shqiptarëve.
Me fjalë të varfra, Emergjenca Civile do të thotë ngjarje të rënda të shkaktuara nga natyra, fatkeqësi natyrore të cilat sjellin dëme për qytetarët, mjedisin, shtëpitë, bizneset, njerëzit. Për këtë ekzistojnë struktura shtetërore për përballimin e tyre, për të ndihmuar të dëmtuarit. Ka edhe ndihma të huaja të shumta.
Në kohën e përmbytjeve të mëdha të cilat shkaktuan dëme të mëdha, përmbytjeve të fundit ka ndodhur një luftë ndërinstitucionale, një luftë mes dy Ministrive, për të shtënë në dorë kontrollin e zyrave shtetërore të Emergjencave Civile. Një biznes fitimprurës informal.Para disa ditësh patë Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka që në prani të disa Ambasadorëve të huaj, ku mungonte ambasadori i SHBA, të falenderonte diplomatët e huaj për ndihmat që dhanë për rastin e përmbytjeve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-fatmir-xhafaj-i-kane-vjedhur-emergjencat-civile-pse-hesht