Debati më i fundit politik mbi çësh" />
Debati më i fundit politik mbi çësh"/>

"Ju flet Moska": Madje nuk ekziston as shtetasi Agron Sezai Xhafaj

Ora News Emisione 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debati më i fundit politik mbi çështjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm ishte në fokus të emisionit "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Debati mes opozitës dhe qeverisë për çështjen e vëllait të Ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka arritur në një pikë që siç thuhet një fjalë në Hollyëood, e vërteta është më e çuditshme se çdo trillim i mendjes, fantazi.

Opozita iu rikthye këto ditë çështjes së dënimit në Itali të vëllait të Ministrit Agron Xhafaj dhe nga ana tjetër Ministri Fatmir Xhafaj thotë se në zyrat e shtetit ai nuk gjen asnjë letër për dënimin e vëllait të vet, pra nuk ka asnjë përgjegjësi.

Vendimi është dhënë në 2012 i formës së prerë në Itali, por mesa duket vendimi i dënimit nuk ka hyrë në kanalet zyrtare për të ardhur në zyrat e shtetit shqiptar ku do të regjistrohej dhe duhet të merreshin masat e nevojshme.

Kryeministri Rama dhe Ministri Xhafaj i thonë opozitës, ti ke qenë në pushtet kur u dha ky vendim prandaj nuk kemi asnjë përgjegjësi. Problemi është se këtu pëërgjegjësia është e dyfishtë, sepse që ekziston vendimi janë të vetëdijshëm edhe Rama dhe Xhafaj, pavarësisht lojërave të fjalëve që bëjnë me opozitën.

Nëse është shitur ndonjë Ministër Drejtësie, në atë kohë ka qenë Eduard Halimi në 2012, dhe nuk ka kaluar vendimi në kanalet zyrtare, nuk është regjistruar, kjo nuk çliron nga përgjegjësia sot Edi Ramën dhe Fatmir Xhafaj.Kjo e shton përgjegjësinë, bën që ata të bëhen bashkëpërgjegjës bashkë me Halimin.Gjithçka po reduktohet në një luftë me kode mafioze.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-madje-nuk-ekziston-shtetasi-agron-sezai-xhafaj

Share This Video


Download

  
Report form