Report TV - Salianji: Në janar fakte të reja si janë përfshirë ministrat në transportin e drogës

Report TV 2018-05-10

Views 0

tuar në 45 minuta nga Denis Minga, deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar se nw janar do dalin prova dhe fakte të reja, sipas tij, për përfshirjen e të tjerë ministrave të qeverisë "Rama" në trafik droge.

"Do dalin prova dhe fakte të reja për ministra të përfshirë në transport droge dhe korrupsion", tha Salianji. Deputeti demokrat komentoi dhe protestën e djeshme të opozitës në Kuvend dhe jashtë tij, për të kundërshtuar zgjedhjen e Kryeprokurores Arta Marku me votat e maxhorancës. Edhe pse protestuesit tentuan të thyejnë kordonin e policisë përpara Kuvendit, Salianji mohon të ketë pasur një skenar për futjen e protestuesve në sallën e Kuvendit.

"Jo. Nëse do kishim një plan të tillë, s'do na ndalonin 300 policë. Protestuesve u kemi thënë se salla e Parlamentit është e juaja. Bëmë thirrje për protestë si në çdo vend të botës. Sepse ai po emëronte veten Kryeprokuror. Kryeprokurori në çdo vend normal demokratik, kryesisht për akuzat e korrupsionit heton maxhorancën dhe qeverinë. Unë s'kam ndenjur asnjë ditë në aktivitet në pushtet, çfarë do më hetojë mua?", tha Salianji.

Share This Video


Download

  
Report form