Një sërë marrëveshjesh të rëndësishme janë nënshkruar midis qeverive të Shqipërisë dhe Gjermanisë. 6 mln euro do të jetë vlera e investimit të nënshkruar në kuadrin e zhvillimeve ekonomike. Edhe konviktet e Universitetit të Tiranës, do të përfitojnë ku është rënë dakord që të rehabilitohen pjesa më e madhe e tyre.
Qeveria shqiptare dhe ajo gjermane kanë nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me promovimin e punësimit dhe arsimit profesional dhe për rritjen d eficencës në energji. 6 milionë euro financim për programin e zhvillimit ekonomik dhe rajonal duket se do jenë mëse të mjaftueshme për të dhënë rezultatet e kërkuara nga ata që nënshkruan kontratën Ministri Ahmetaj dhe Ambasadorja Schütz.
Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaron se, ?objektivi kryesorë i programit është përmirësimi i situatës së vetëpunësimit, të punës së kualifikuar në veçanti të të rinjve në lidhje me tregun lokal të punës. Përmirësimet do të kryhen në të gjitha rajonet e Shqipërisë në sektor të përcaktuar ndërmjet ndërhyrjeve në dy drejtime, së pari në ndërmarrjet mikro, pra të vogla dhe të mesme dhe në projektet për investime?.