http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vangjush Dako ndjek modelin e Erion Veliajt për te kaluar projektbuxhetin e 2018. Pasi nuk ka nuk mundi ta kalonte një muaj me pare vetëm me votat e PS, Dako ne mbledhjen e kësaj te shtune te Këshillit Bashkiak, siguron 5 vota nga opozita, 4 nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 1 nga Partia Republikane.
Me 26 vota pro edhe Bashkia e Durrësit ka miratuar buxhetin e 2018.
I menjëhershëm ka qene reagimi i lëvizjes socialiste për integrim e cila se bashku me PD bojkotoi mbledhjen. Për rrjedhjen e votave, LSI pritet te ketë një mbledhje te veçante.
4.8 miliard leke është buxheti i Bashkisë se Durrësit. Dy projekte me te rëndësishme për vitin e ardhshme janë ndërtimi i pallatit te drejtësisë pranë muzeut, ku është planifikuar te vendosen Gjykata dhe Prokuroria dhe përfundimi i sheshit ?Veliera? aktualisht i pezulluar.