Miratohet buxheti i vitit 2020 i Bashkisë Durrës, 793 milionë lekë shkojnë për rindërtimin

Report TV 2019-12-24

Views 1

DURRËS- Bashkia e Durrësit miratoi të hënën buxhetin për vitin 2020. 

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se 793 milion lekë nga buxheti i Bashkisë Durrës për vitin 2020 do të shkojnë për riparimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit ose 50% e investimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm.

Këshilltarët e majtë, votuan të vetëm dhe pa kontestime buxhetin e vitit të ardhshëm për Bashkinë e Durrësit, pjesë përbërëse e së cilës janë 6 njësi administrative.

Nga ana tjetër, nga 2.9 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 42% e buxhetit të Bashkisë do të shkojë për pagat dhe sigurimet e punonjësve të administratës lokale.

Share This Video


Download

  
Report form