Ora News - Horror në Tiranë, djali vret me çekiç babain, më pas e hedh në liqen

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarje e rëndë, e denjë për skenarin e një filmi horror, ka ndodhur mbrëmjen e 22 dhjetorit, ku i riu Selman Alija, ka goditur në oborrin e shtëpisë babain me çekiç dhe më pas e ka transportuar trupin e pajetë në liqenin e Farkës, ku më pas edhe e ka hedhur.

Për ngjarjen ka qenë vëllai i autorit i cili ka telefonuar policinë. Pas nisjes së kërkimeve, trupin e 74 vjeçarit policia e gjeti vetëm mëngjesin e së dielës, ku arriti të nxjerrë edhe trupin e pajetë me anë të polumbarëve të forcave RENEA.

Autori i ngjarjes është pyetur nga policia, por fillimisht ka dhënë të dhëna kontradiktore çka ka sjellë edhe dyshime për dëshmitë e tij. Më pas i riu ka pranuar vrasjen e të atit, duke treguar edhe motivet, që sipas tij ka qenë një konflikt në oborrin e banesës.

Policia ka sekuestruar armën e krimit dhe bashkë me të është gjetur dhe sekuestruar edhe celulari i autorit dhe plasmasi me të cilin ai e ka mbështjellë të atin.

Ora News ishte pranë banesës së viktimës, ku familjarët nuk kanë pranuar të japin asnjë koment.

Banorët e lagjes kanë rrëfyer jashtë kamerave, se i riu ishte një person i paqëndrueshëm emocionalisht.

Gjithësesi mbetet për tu parë pas ekspertizës psiqike që do ti bëhet autorit për të parë nësë ka qenë i aftë mendërisht kur e ka kryer këtë vrasje horror.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/tirane-djali-vret-me-cekic-babain-dhe-e-hedh-ne-liqen

Share This Video


Download

  
Report form