Ora News - Orest Sota mbetet në burg, avokati: Peng i një procesi tjetër gjyqësor

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Biznesmeni, Orest Sota, cili u kap me 863 mijë euro dhe dy patenta të ish-Ministrit Tahiri do ti duhet të kalojë në burg ndërrimin e viteve.

Gjykata e Krimeve të Rënda në seancën e sotme gjyqësore mbajti të pandryshuar masën e sigurisë, duke e lënë në arrest me burg.

Pala mbrojtëse pretendon se biznesmeni 25-vjeçar mbahet padrejtësisht në burg dhe ndaj tij nuk ka prova të mjaftueshme. Ai madje tha se klienti i tij po mbahet peng i një procesi tjetër gjyqësor, duke nënkuptuar ish-Ministrin Tahiri.

Braka: Orest Sota mbahet në burg pa asnjë provë, për vepra penale që nuk janë në kompetencë të Krimeve të Rënda por edhe për ato që akuzohet janë të gjykatës së Elbasanit. Mbahet në burg e them me bindje si peng i një procesi tjetër kur dhe personi për të cilin është bërë ajo lidhja artificiale që kemi thenë nuk ka një akuzë të ngritur, përkundrazi është një person në hetim. Të gjithë e dinë që Orest Sota mbahet në burg pa asnjë shkak dhe asgjë arsye.

O. S u arrestua në nëntor në Elbasan, pasi në automjet iu gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta skafi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas avokatit Fatmir Braka, shuma e parave janë të justifikuara dhe i përkasin të atit të O.S.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/i-riu-qe-u-kap-me-865-mije-euro-dhe-patentat-e-tahirit-ne-qeli-nderrimin-e-viteve

Share This Video


Download

  
Report form